Blinken në Tiranë, Kalemaj: Mesazhi i Ramës për SPAK, i nxituar (VIDEO)

Blinken në Tiranë, Kalemaj: Mesazhi i Ramës për SPAK, i nxituar (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, e sheh si të paprecedentë dhe nuk ka të bëjë me situatën politike të brendshme të vendit, po me situatë gjeopolitike të caktuar, si rasti i afgan apo muxhahedinëve të MEK.

Ai deklaron se është një vizitë që bëhet në konferencën e Mynihut në Gjermani dhe në Shqipëri dhe për rrjedhojë është në nivelin më të të lartë politik.

Duke folur në edicionin e lajmeve të MCN TV, ai tha se një vizitë e tillë vjen në kushtet ku Shqipëria vuan nga destabiliteti politik dhe për Edi Rmën është një sukses diplomatik, aq më tepër që është çështja e shumëpërfolur McGonigal.

Ndërsa deklaratën e Ramës, se Blinken do gjejë një qeveri garante te sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së SPAK-ut, e sheh të nxituar.

Deklarata duket pak e sforcuar. Një nga takimet kryesore që do të ketë sekretari Blinken do të jetë me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Kjo tregon një nxitim nga ana e Kryeministrit për të mbështetur publikisht SPAK, ndërkohë që viktimat kryesore të SPAK janë në anën e mazhorancës, figura të larta të PS, duke filluar me Ahmetaj, ministra, deputetë që janë nën hetim ose kanë marrë dënime të formës së prerë.

Nxitimi që bën kryeministri Rama për ta përshëndetur vjen nga fakti se do ketë një vizitë të pritshme në SPAK, nga ana e zotit Blinken, një takim me Dumanin që janë sinjalet më të pastra, që tregon se Amerika është investuar fort në reformën në drejtësi dhe nuk do lejoj njeri që ta kapë apo prekë këtë reformë.

Dhe frika më e madhe është nga qeveria, se nuk mundet Sali Berisha nga arresti i shtëpisë të kapë SPAK-un.

Qëndrimet e kryeministrit Rama se Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon, Kalemaj nuk i vesh si meritë të kreut të qeverisë.

Nuk është për meritë të posaçme Edi Ramës që Shqipëria është faktor stabiliteti, apo e Berishës, Metës apo Nanos, por për arsye se vendet e tjera në rajon kërcënohen nga destabilitet politik si rasti i Banjskës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, i Serbisë ku ka një autokraci në rritje që ka ndikim të madh të autoriteteve ruse apo Kosova me status të kontestuar.

Shqipëria duam apo s’duam ne, është shtet i certifikuar ndërkombëtarisht dhe për këtë arsye është shpërblehet herë pas here nga BE.

Qoftë për të bërë mbledhjet Shqipëri-BE.

Ç’është e vërteta Shqipëria është treguar gjithmonë luajale qoftë tek çështjet afgane, apo tek çështje të tjera të nxehta që amerikanët kanë kërkuar një bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy