Spahiu: Protesta në Tiranë, kundër një institucioni të Kosovës. Skenar i Ramës për t’i dhënë goditje Kurtit (VIDEO)

Spahiu: Protesta në Tiranë, kundër një institucioni të Kosovës. Skenar i Ramës për t’i dhënë goditje Kurtit (VIDEO)

Ndërkohë që sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë mbahet protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë, analiza rreth natyrës dhe ndikimit të saj ka nxitur debat.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, në një lidhje për “MCN Live”, e cilësoi protestën si një veprim që në thelb është kundër një institucioni të vetë shtetit të Kosovës, pavarësisht se ai funksionon me seli në Hagë.

Kjo është një protestë që, në thelb, zhvillohet kundër një institucioni të shtetit të Kosovës. Edhe pse selia e tij është në Hagë, Gjykata Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe funksionon si institucion i saj.

Protesta kundër kësaj gjykate, në një vend tjetër, siç është Shqipëria është një veprim paradoksal. 

Një veprim i tillë do të ishte i barasvlershëm me organizimin në Prishtinë të një proteste kundër një institucioni të Shqipërisë:

Është njësoj sikur në Prishtinë të organizohej një protestë kundër SPAK, për të kërkuar lirimin e Ilir Metës. Do të ishte një ndërhyrje e papërshtatshme në punët e një shteti tjetër.

Spahiu shkoi edhe më tej në analizën e tij, duke e cilësuar protestën si pjesë të një skenari politik të kryeministrit Edi Rama për të goditur homologut të tij në Prishtinë, Albin Kurti. 

Kjo protestë, përtej qëllimit të saj të deklaruar, po përdoret si një ndërkëmbëz në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. 

Ajo është pjesë e një përpjekjeje të Ramës për ta dobësuar politikisht Kurtin, duke mobilizuar forca politike që janë kundërshtare të tij në Kosovë.

Kjo lëvizje krijon precedentë të rrezikshëm për ndërhyrje të ndërsjella politike midis dy vendeve:

Nëse kjo pranohet si e pranueshme, atëherë edhe Kurti mund të ftojë forcat anti-Rama në një protestë në Prishtinë, duke thirrur shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Lugina e Preshevës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy