Më shumë se 100 kompani britanike e kanë shtyrë pagesën e dividendit, në përpjekje për për të ruajtur para kesh për situatën e vështirë që ka krijuar koronavirusi në vend dhe në mbarë globin.
Të dhënat e bëra publike të premten nga firma e investimeve, AJ Bell, tregojnë se bizneset e shitjes, ndërtuesit dhe firmat e telekomit, por edhe sektorë të tjerë, ndaluan pagesën e dividendit në total 4.2 miliardë paund vetëm në mars.
Vetëm dy kompani të pronave të patundshme, Persimon dhe Taylor Wimpey, të cilat kanë të dyja 1.2 miliardë nga shuma e mësipërme, e morën këtë masë pas mbylljes së kantiereve dhe rënies drastike të kërkesës nga blerësit.
Qeveria britanike i ka udhëzuar qytetarët të mos ndërrojnë shtëpi dhe u ka kërkuar ndërtuesve që gjatë situatës së koronavirusit të mbyllin kantieret që nuk kanë ndonjë emergjencë.
Transmetuesi ITV (ITV.L) tha se nuk do të paguante dividend pasi koronavirusi dëmtoi të ardhurat e tij të reklamimit, duke e detyruar transmetuesin më të madh pa pagesë komercial në Britaninë e Madhe të pezullojë prodhimin e telenovelave "Coronation Street" dhe "Emmerdale".
Shitësi me pakicë Marks & Spencer (MKS.L) bojkotoi pagesën e dividentit për 2019-2020, duke thënë se nuk kishte mund të parashikonte asgjë për fitimet e tij të mundshme për vitet 2020-21 pasi dyqanet e tij ishin mbyllur.
Ka pasur vetëm nëntë biznese të mëdha që kanë bërë përjashtim duke e paguar dividendin deri më tani këtë muaj, përfshirë këtu firmën e shërbimeve SSE (SSE.L) dhe Coca Cola HBC AG (CCH.L).
Bursa e Londrës bëri të ditur të mërkurën se do të lejojë kompanitë e listuara në tregun e saj të shtyjnë pagesën e dividentëve deri në 30 ditë për shkak të dëmit që u ka shkaktuar tregjeve pandemia e koronavirusit. / REUTERS /



