Ishte me COVID, ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë

Ishte me COVID, ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë

Bashkim Kopliku, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë, ka ndërruar jetë sot për shkak se ishte i infektuar me koronavirus. Kopliku ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa në momentet e fundit u bë një tentativë për ta nisur drejt Italisë, por ndërroi jetë në avion.

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër.  Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës.

Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy