
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Gjermani ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Gjatë qendrimit në Berlin kreu i shtetit të Kosovës ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel duke biseduar për ballkanin dhe për bisedimet me Serbin.
Por mediat e Prishtinës bëjnë me dije se gjatë kësaj konference në Berlin, nuk është përmendur asnjëherë çështja e vizave.
Merkel i kujtoi Kosovës sfidat që i ka përpara në luftimin e krimit dhe korrupsionit si kusht drejt rrugës së Bashkimit Evropian, por nuk e tha as edhe një fjalë për liberalizimin e vizave.
Ajo pak më shumë rëndësi i kushtoi dialogut me Serbinë duke e quajtur si një temë jo aq të thjeshtë dhe Insistoi se marrëveshjet e nënshkruara duhen zbatuar.
Ndërsa presidenti Thaçi, deklaroi se vendi i tij është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe integrim në BE, dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet ndërshtetërore dhe të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Jetike është edhe normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve.
Presidenti në konferencë me Merkel para gazetarëve tha se faza përfundimtare e dialogut nuk do të jetë fare e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.
“Por nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara për asnjërin shtet. Bashkë duhet ë gjejmë mënyrë që përmes marrëveshjes të gjendet paqe”, tha Thaçi.
Por kreu i shtetit në fjalimin e tij para mediave ia kushtoi dialogut me Serbin dhe nuk foli gare për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.



