Durrsakët e 'kapur në befasi' nga dëbora dhe ngrica, 600 persona me fraktura dhe grip

Durrsakët e 'kapur në befasi' nga dëbora dhe ngrica, 600 persona me fraktura dhe grip

Temperaturat e ftohta që në Durrës kanë shënuar deri në minus 6, kanë bërë që një numër i konsiderueshëm qytetarësh të paraqiten me trauma, si pasojë rrëshqitjes në rrugët që janë ngrirë nga akulli dhe bora e papastruar.

Ashim Zogu, shef i Urgjencës në spitalin Rajonal të Durrësit deklaroi se një mjek theu dorën një ditë më parë në derë të spitalit, pasi rrëshqiti nga akulli, ndërsa të pamësuar me këtë situatë janë të gjithë qytetarët e Durrësit. 

Durrësi nuk është mësuar me këto temperatura është i papërgatitur, qytetarët nuk kanë reflekset e duhura si duhet të ecin në rrugë. Trotuaret duhet të ishin pastruar nga akulli, për të mos u shkaktuar të tilla trauma, ndërsa qytetarët duhet të shmangin të gjitha daljet e panevojshme në rrugë. Ky është edhe apeli i mjekëve. 400 persona në ditë, kryesisht mosha e mesme dhe pensionistët po dynden në urgjencën e të rriturve në spitalin rajonal të Durrësit.

Mjekët thonë se është bërë furnizimi me barna dhe është dyfishuar personeli, ndërsa këshillat shkojnë edhe për të prekurit nga virusi i gripit. Së bashku me urgjencën pediatrike, numri i personave që i drejtohen mjekëve për ndihmë ka shkuar në 600 në ditë. /Balkanweb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy