"Kërcënimi" i Berishës: Edi Rama, prano marrëveshjen e mëshirës ose do kesh zgjidhjen fatale

"Kërcënimi" i Berishës: Edi Rama, prano marrëveshjen e mëshirës ose do kesh zgjidhjen fatale

Ish-kryeministri Berisha e ka akuzuar për mashtrim gjatë negociatave kreun e maxhorancës, Rama. Berisha tha në protestën e çadrës se në takimin me Bashën, Rama nuk i është përmbajtur asaj që ka deklaruar tre ditë më parë në lidhje me gatishmërinë për t’i dhënë opozitës hapësirat e nevojshme për marrëveshje politike. Madje, Berisha e cilësoi si mëshirë për Ramën përpjekjen e opozitës për marrëveshje me të.

“Ne do të shembim ty. Laku në fyt po të ngushtohet. Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë EPP-ja, kurse dje i thoshte Bashës as i njoh fare ato propozime. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshire për ty. Edhe mëshira ka një kufi, po u tejkalua ajo të pret fataliteti që e meriton në çdo formë”, tha ai.

Ndërkohë, ai u bëri thirrje qytetarëve të Kavajës të protestojnë dhe jo të votojnë.

“Data 7 maj është një ditë historike në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh, Kavaja sërish bëhet kryeqytet I demokracisë. Më 7 maj Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve. Kavaja do ia përplasë në surrat farsën e drogës Noriegës së shqiptarëve, Edvin Krisatq Ramës. Thirrja ime për kavajasit është që ta shndërrojnë 7 majin me guximin dhe mencurinë e tyre në ditën e ngadhënjimit të revolucionit mbi farsën elektorale. Të refuzojnë këtë farsë me të cilën Edi Rama ka qëllim të konsolidojë narkorepublikën”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy