Paketa e fundvitit, Tomorri: Një karamele për të zbutur mos rritjen e pagave që duhet të ishte bërë me kohë

Paketa e fundvitit, Tomorri: Një karamele për të zbutur mos rritjen e pagave që duhet të ishte bërë me kohë

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e  emisionit “MCN Economy” se paketa e fundvitit që kryeministri Rama lançoi ditën e sotme është një karamele që jepet për të zbutur faktin që qeveria nuk rriti pagat dhe pensionet që duhet të kishte bërë me kohë.

Duke vijuar shpjegimin e  tij, Tomorri tha se “Paketa e Madhe” nuk e zbut efektin e inflacionit të luftës dhe se e gjitha barra ka rënë në kurriz të familjeve shqiptare dhe pensionistëve.

Është pozitive sa herë qeveria shpërndan para. Në Shqipëri jemi mësuar që paratë shkojnë për një grusht njerëzish, tek të zakonshmit dhe ka më pak vëmendje për njerëzit. Sa e mjaftueshme është për të zëruar efektet? Ajo që thotë kryeministri është spekulim dhe politikë pasi inflacioni është muaj për muaj ndërsa pakoja një herë në vit. Çmimet janë rritur mesatarisht me 8%. Kostoja e jetesës për familje të është rritur me %. Duhet që të ardhurat të rritesh me 8 %, rrogat dhe pensionet. Ky do të ishte zerim i inflacionit që ka ardhur si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare, qeveria nuk ka preferuar të bëjë rritje të rrogave dhe se ka mbledhur më shumë. Ka bërë disa rritje për kategori të veçantë dhe kjo metodë hyri me këtë qeveri. Që kur erdhi PS nisi të diferenconte politikën e pagave, duke bërë rritje për kategori të caktuara. Përtej pagave nuk ka bërë rritje në shkallë të gjerë të pensioneve, është bërë një indeksim, por indeksim nuk quhet. Pensionet janë rritur me 2.5%3%, e pamjaftueshme. Familjet e kanë mbajtur në kurriz koston e  inflacionit. Paketa e fundvitit është një karamele që jepet për të zbutur atë mos rritjen e pagave që qeveria duhet ta kishte bërë me kohë.

Nuk besoj që bonusi do të ndikojë tek vota pas 5-6 muajsh. Kjo është praktikë e përvitshme. Shpërblimet kanë qenë historike, nuk i shpiku Rama. Kur erdhi Rama i ndaloi disa vite, nuk u dhanë as bonuse për pensionistët, as për administratën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy