
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 123,538 njerëz në Gaza janë zhvendosur brenda vendit pasi ndihen të frikësuar dhe për shkak të shkatërrimit të shtëpive të tyre.
Po ashtu Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) shton se 73,000 njerëz janë strehuar në shkolla.
Adnan Abu Hasna, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA) - pret që shifra të rritet.
"Ka energji elektrike në këto shkolla, ne u ofrojmë ushqim, ujë të pastër, mbështetje psikologjike dhe trajtim mjekësor", thotë Hasna.
Në Gaza jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Para se të niste sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën, Izraeli paralajmëroi njerëzit që jetonin në zona të caktuara të largoheshin.



