Gazetarja Ola Xama tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se pavarësisht dënimve të dhëna së fundmi për inceneratorët, SPAK nuk ka dhënë ende përgjigje për inceneratorin e Tiranës. Xama tha se ndërkohë, vendi është në emergjencë mjedisore.

Kemi një grup të akuzuarish për të cilët ka mbaruar gjykimi, por ndërkohë hetimet për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë. Pra është hetuar vetëm pjesa e dhënies së tenderit. Edhe kështu siç u bënë letrat, sot prokuroria nuk është në gjendje të na thotë kush është përgjegjës për 130 milionë euro të paguara dhe nuk ka ende incenerator.

Çështjen e dherave, prokuroria e ka pasur nën hetim. Janë bërë dy dëme: njëri për shkak të çmimit të dherave, që ka rritur koston e apartamenteve dhe tjetri lidhet me përgjegjësinë.

Shkelja që duhet të na sqarojë SPAK lidhet me zotin Veliaj dhe shpërdorimin e detyrës.

Jemi në situatë emergjence mjedisore. Dherat dhe inertet shkarkohen në lumenj.