Rama takon ekipin e negociatorëve shqiptarë: T’i japim jetë një Këshilli ndërministror për çështjet evropiane (Video)

Rama takon ekipin e negociatorëve shqiptarë: T’i japim jetë një Këshilli ndërministror për çështjet evropiane (Video)

Kryeministri Rama  ka zhvilluar sot një takim me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian ndërsa ka prezantuar për herë të parë në publik dhe kryenegociatoren e re, Majlinda Dhuka.

Në fjalën e tij drejtuar ekipit, kryeministri tha se kërkon që skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive në Bruksel dhe shtoi se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës ë së marrëdhënieve mes ne dhe BE.

Dua që në Bruksel skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive dhe dua që në Bruksel të flitet për seriozitetin, këmbënguljen dhe cilësinë e punës së skuadrës. Pjesën më të madhe tuajën kam pasur mundësinë t’i njoh dhe t’i vlerësoj dhe kam pasur mundësinë ta shoh edhe në një progres të caktuar. Disa nga zv ministrat kanë qenë pjesë e kësaj rruge që në krye të herët.

Sfida është komplet e re, e rëndësishme të theksoj që vendosje e kryenegociatore së re nënvizon ndryshimin e natyrës ë së marrëdhënieve mes ne dhe BE. Mazi bëri punë të lavdërueshme, diplomatike duke qenë krah i rëndësishme për mua dhe ministren, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht.

Faktikisht keni një pozicion të avantazhuar për shkak se e kemi bërë një pjesë të madhe të punës që përkon dhe me pjesë.

Natyra shumë teknike e procesit kërkon një profil shumë teknik. Më bërë përshtypje kur doli emri i negociatore tha kërkova në Google dhe nuk e gjeta, kjo është arsyeja pse ka një ndryshim themelor. Ka njerëz në administratë që nuk i gjen në Google dhe pa të cilët administrata nuk do të funksiononte dot, janë pjesë e palcës së shtetit shqiptar.

Ndërkohë kryenegociatorja Majlinda Dhuka falenderoi kryeministrin Rama dhe ekipin.

Faleminderit për besimin kryeministër. Ju kërkoj bashkëpunim të dashur kolegë, shpejtësi, progres rezultat, Kam një motiv më shumë të thelluar marrëdhëniet me ju. Momenti është historik, besimi që na është dhënë është i veçantë.

Po ashtu Rama njoftoi dhe krijimin e një këshilli ndërministror për çështjet evropiane. 

T'i japim jetë një Këshilli ndërministror për çështje evropiane që do duhet të garantojë një vazhdimësi në diskutimin e  brendshëm, qoftë me qëndrimet qoftë me ecurinë e procesit të negociatave. Është proces intenstiv, dhe kërkon koordinim dhe nëse ne nuk bëjmë një ekstra sforco nuk do shohim rezultate. Ky këshill do të na ndihmojë dhe do të jetë këshilli juaj që do të mblidhet në mënyrë periodike me kërkesë të ministres sa herë është e nevojshme të bëhet bilanc, të nënvizohet dobësi dhe po ashtu do të mblidhet edhe me kërkesën time për ndonjë çështje të veçantë edhe të natyrës politike. Është forum i brendshëm për të pasur sensin e ecurisë së gjerave. E rëndësishme të mos punoni si ishuj të izoluar nga njëri-tjetri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy