Zjarri në pallatin tek ish-Parku/ Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm, të restaurohet!

Zjarri në pallatin tek ish-Parku/ Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm, të restaurohet!

Instituti i Ndërtimit ka dalë me një ekspertizë përfundimtare për pallatin që u dogj në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Sipas ekspertizës, zjarri ka shkaktuar dëmtime jo vetëm në fasadë, por edhe në kolona.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t’i nënshtrohet një restaurimi.

Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit ‘domino’”, thuhet në ekspertizë.

Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturorë, në të kundërt ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e papërdorshme, sipas ekpertizës.

Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturorë, trare, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuar duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të datës 14 Shtator 2023. Deri në momentin e restaurimit, ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e papërdorshme”, thuhet më tej në ekspertizë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy