Merr flakë makina në ecje, brenda mjetit edhe dy fëmijë të mitur

Merr flakë makina në ecje, brenda mjetit edhe dy fëmijë të mitur

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Kamës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në orën 21:45, në Institut, afër rreth rrotullimit, ku automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër.

Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën  të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy