Shiste kokainë me doza, arrestohet 33-vjeçari në Patos

Shiste kokainë me doza, arrestohet 33-vjeçari në Patos

Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale K.O pasi dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në qytetin e Patosit.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e 33-vjeçarit, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë: Fier/Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në qytetin e Patosit, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike për ndarjen e saj në doza dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Sekuestrohet edhe automjeti që përdorte 33-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. O., 33 vjeç, banues në Ballsh.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy