Presidenti Meta mesazh Papa Françeskut, pas lutjeve të tij për Shqipërinë

Presidenti Meta mesazh Papa Françeskut, pas lutjeve të tij për Shqipërinë

Pas lutjes gjatë Meshës së Shenjtë të ditës së djelës, ku Papa Françeskut u solidarizua me popullin shqiptar të goditur nga moti i keq dhe përmbytjet, presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sot një mesazh të ngrohtë Atit të Shenjtë.

Në mesazhin e tij që kreu i shtetit i dërgon Papës, shprehet se "Lutjet Tuaja Shenjtëri dhe vëmëndja e kujdesi që Ju dhe Selia e Shenjtë vazhdoni të tregoni ndaj Shqipërisë, mua dhe popullin tim, na mbushin me shpresë e besim dhe forcë e kurajë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit dhe për të qendruar më afër me njëri-tjetrin dhe familjeve, prindërve dhe fëmijëve të prekur nga pasojat e përmbytjeve".

MESAZHI I PLOTE

Shenjtëria Juaj,

Kam nderin e veçantë që në emër të popullit shqiptar t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për mesazhin Tuaj gjatë Meshës së Shenjtë të ditës së djelë dhe fjalët Tuaja mbështetëse, solidarizuese e inkurajuese për popullin shqiptar dhe vendin tim të goditur së fundi nga moti i keq dhe përmbytjet e shkaktuara prej tij.

Lutjet Tuaja Shenjtëri dhe vëmëndja e kujdesi që Ju dhe Selia e Shenjtë vazhdoni të tregoni ndaj Shqipërisë, mua dhe popullin tim, na mbushin me shpresë e besim dhe forcë e kurajë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit dhe për të qendruar më afër me njëri-tjetrin dhe familjeve, prindërve dhe fëmijëve të prekur nga pasojat e përmbytjeve.

Ndaj me Ju, Ati i Shenjtë, mendimin se, të gjithë së bashku duhet të ndajmë më shumë përgjegjësi, të tregojmë vetëdije më të qartë e të kujdesemi me më shumë përkushtim ndaj Planetin Tonë të dashur, për të përballuar dhe luftuar fenomenin shqetësues të ndryshimeve klimatike, duke marrë vendime kurajoze të cilat, në të njëjtën kohë, do të luftojnë edhe varfërinë dhe do të ndihmojnë njeriun dhe shoqërinë njerëzore të zhvillohet dhe të begatojë më tej.

Më lejoni t’ Ju siguroj sërish Ati i Shenjtë se ne jemi shumë të lumtur që ngjarje të rëndësishme historike dhe shpirtërore botërore qendrojnë në themelet e shëndosha të marrëdhënieve të veçanta institucionale mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy