Trump: Kam të drejtën absolute për të falur veten time, por....

Trump: Kam të drejtën absolute për të falur veten time, por....

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka thënë se ai ka "të drejtën absolute" për të falur veten në hetimet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke insistuar se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Ai risolli në vëmendje argumentin që avokatët e tij ngriten në një memo drejtuar këshillit special amerikan para hetimit.

Në një mesazh në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë përsëri hodhi poshtë hetimet nëse fushata e tij zgjedhore pati mbështetje të Rusisë apo pengoi drejtësinë.

Studiuesit e kushtetutës janë të ndarë në atë nëse një president mund ta falë veten, ose jo.

Thirrja e Trump vjen një ditë pasi një nga avokatët e tij iu drejtua çështjes së vetëfaljes në emisionet e të dielave në SHBA.

Rudy Giuliani u shfaq në programin e kësaj jave të ABC dhe u pyet nëse Trump kishte fuqinë të falte veten.

Giuliani, kreu i ekipit ligjor të Trump, tha se ai "ndoshta ka", por shtoi se: "Ai nuk ka ndërmend të falë veten."

Ai vazhdoi: "Unë mendoj se pasojat politike të kësaj do të ishin të vështira. Falja e njerëzve të tjerë është një gjë, kurse falja e vetes është një gjë tjetër."

Duke folur në CNN të dielën, kreu i shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, deklaroi se asnjë president nuk duhet të falë veten.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy