Vendimi i Qeverisë/ Thaçi: I kam kërkuar Kurtit të pezullojë vendimin për ndalimin e qarkullimit

Vendimi i Qeverisë/ Thaçi: I kam kërkuar Kurtit të pezullojë vendimin për ndalimin e qarkullimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media të mbajtur sot ka bërë të ditur se do të të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndalimin e qarkullimit. Ai ka thënë para mediave se sot i ka dërguar një letër edhe kryeministrit Albin Kurti të cilit i ka kërkuar pezullimin e vendimit deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

“Duke marrë parasysh rrethanat e reja pas vendimit të qeverisë në këtë vendim antikushtetues, si president i vendit, unë vendosa që t’i drejtohem gjykatës kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtat dhe lirive që mbrohen me kushtetutë. Pra parashtruesi i kërkesës është presidenti. Do ta bëjmë publike edhe kërkesën që iu është dërguar Gjykatës Kushtetuese”, shton ai.

 “Përpos kërkesës për masë të përkohshme që i është drejtuar gjykatës për vendimin e qeverisë, i jam drejtuar me një letër edhe kryeministrit që të rishqyrtoj vendimin e tij që ka krijuar panikë e frikë të madhe te qytetarët, që ta pezulloj atë vendim deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se duke caktuar kohën e lëvizjes, Kryeministri Albin Kurti ka krijuar panik te qytetarët, të cilët sipas Thacit, në mëngjes kanë krijuar turma i për t’u furnizuar nëpër pika të shitblerjes.

Thaci thotë se Kurti i ka detyruar qytetarët të dalin në mëngjes që të furnizohen dhe kështu, sipas Presidentit Thaçi, ata kanë rrezikuar që të përhapet virusi COVID-19 në mënyrë masive.

“Nisur nga konfuzioni i krijuar, sot qytetarët janë detyryar që të dalin në mëngjes e të furnizohen, duke shkaktuar tollovi. Ajo tollovi janë rrethana të reja , sepse  i ka frikësua r dhe i ka detyruar qytetarët për të dalë në mënyrë urgjente”, tha Thaci.

Qeveria e ndalon qarkullimin e qytetarëve nga ora 10 deri në orën 16 për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19.

Qarkullimi do të jetë i ndalur po ashtu edhe nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)”, thuhet në vendimin e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy