Meloni letër Berishës: Afërsia me partinë tuaj është historike, mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane

Meloni letër Berishës: Afërsia me partinë tuaj është historike, mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni i ka shkruar një letër kryedemokratit Sali Berisha, përmes të cilës e falenderon për mbështetjen e ofruar ndaj “Vëllezërve të Italisë”. 

Meloni, përmes letrës shprehet se fitorja e partisë që ajo drejton do të jetë shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë.

Meloni thotë më tej se afërsia me PD është historike, e rëndësishme dhe mjaft thelbësore për të bërë të mundur miqësimin e dy popujve. 

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por  shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t'ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,

Giorgia Meloni

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy