Supervjedhje në Paris, hajdutët grabisin kasafortën 500 kg me diamante

Supervjedhje në Paris, hajdutët grabisin kasafortën 500 kg me diamante

Një supervjedhje është regjistruar në Paris në një argjendari. Një kasafortë me peshë 500 kg, në të cilën ndodheshin 180 diamante me një vlerë prej 250 mijë eurosh është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Ata kanë arritur të futen natën në argjendarinë e vogël, e specializuar në punimin e diamanteve. Pasi kanë thyer derën dhe në mungesë të alarmeve apo kamerave, ata kanë marrë pa problem kasafortën, e cila nuk ka qenë e salduar në mur.

Një tjetër vjedhje është kryer edhe në një lokal të vogël ngjitur, ku ka kamera sigurie. Pamjet e këtyre të fundit po verifikohen nga policia me shpresën se do t’i çojnë drejt zbulimit të hajdutëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy