Qori: Në Zvërnec po ndodh shpronësim i dhunshëm dhe strukturor i pronës, Rama-Berisha krah njeri-tjetrit

Qori: Në Zvërnec po ndodh shpronësim i dhunshëm dhe strukturor i pronës, Rama-Berisha krah njeri-tjetrit

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka ngritur akuza të forta lidhur me zhvillimet në zonën e Zvërnecit dhe në disa territore të tjera të mbrojtura në Shqipëri, duke i cilësuar ato si raste të “shpronësimit të pronës private” dhe “dhunës strukturore”.

 

Sipas tij, situata në terren është shoqëruar me ndërhyrje të forta dhe mungesë reagimi institucional:

 

Kam qenë bashkë me aktivistët e Lëvizjes Bashkë në Zvërnec, na kanë thirrur qytetarët, kemi qenë dëshmitarë të dhunës dhe memecërisë së policisë së shtetit, pjesë e dy protestave në Tiranë dhe kjo është ftesa ime e parë dhe dalja ime e parë për këtë që po bëhet nami këtu në Shqipëri, sepse TV-të në Shqipëri janë duke censuruar. 

 

Në Shqipëri po ndodh një gjë shumë e rëndësishme, po shpronësohen pronarët e vegjël… kjo ka qenë arsyeja që qytetarët në Zvërnec dhe Tiranë kanë dalë dhe do të dalin vazhdimisht të protestojnë.

 

Qori shtoi se protestat lidhen me mbrojtjen e pronës dhe natyrës, duke theksuar se projekti në fjalë është shkatërrues për mjedisin dhe për të drejtat pronësore.

 

Sot që flasim Rama del dhe më sulmon mua, Berisha thotë se është pro investimit, pra janë në krah të njëri-tjetrit… masa e madhe e qytetarëve thërriste në kor ‘Rama-Berisha në burg’, sepse i shohin si bashkëfajtorë.

 

Ai ngriti gjithashtu akuza për manipulim të pronësisë dhe përfitime të paligjshme në proceset kadastrale, duke përmendur se, sipas tij, “janë shpikur pronarë dhe qytetarë pa pronë”, ndërsa projekte me vlerë të lartë financiare po zbatohen pa transparencë mbi koston reale dhe pasojat për komunitetet lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy