Biden, i zhgënjyer nga planet e Xi Jinping

Biden, i zhgënjyer nga planet e Xi Jinping

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu zhgënjimin e tij kur u pyet për planin e raportuar të presidentit kinez Xi Jinping për të anashkaluar samitin e liderëve të G20 në Nju Delhi.

“Jam i zhgënjyer… por do të arrij ta takoj atë”, u tha Biden gazetarëve në Rehoboth Beach, Delaware të dielën, pa sqaruar se ku  dhe kur shpreson të takohet me udhëheqësin kinez.

Xi Jinping nuk ka gjasa të marrë pjesë personalisht në samitin e ardhshëm të G20-ës në Indi, raportoi Reuters javën e kaluar, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar kinezë dhe indianë. Delegacioni i Pekinit në këtë ngjarje do të kryesohet nga kryeministri kinez Li Qiang, pretendoi agjencia.

Pekini ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht planet e udhëtimit të liderit kinez. Ministria e Jashtme indiane dhe ajo kineze nuk pranuan të komentojnë kur u pyetën për këtë çështje.

Xi ka bërë vetëm dy udhëtime jashtë vendit që nga heqja e kufizimeve të rrepta të Kinës për Covid-19 në fund të vitit 2022. Ai udhëtoi në Moskë këtë mars për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe ai personalisht mori pjesë në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut muajin e kaluar.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy