Kur takohen titanët

Kur takohen titanët

Edi Rama dhe Lulzim Basha pritet të takohen në fillim të javës që vjen për të arritur një marrëveshje për reformën në drejtësi por edhe më gjërë. Dy liderët, përfaqësuesit e dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, PS në mazhorancë dhe PD në opozitë, nuk janë takuar asnjëherë gjatë tre viteve të fundit, qysh kur Edi Rama formoi kabinetin e ri qeveritar pas zgjedhjeve.

 

Do të duhej të kishte qenë detyrim ligjor e moral për krerët e partive më të mëdha në vend që të gjenin komunikimin e vazhdueshëm institucional për të bashkëpunuar në të mirë të qeverisjes së vendit, secili në pozitën e vet. Por, ka ndodhur e kundërta. Secili në qëndrimin e tij kokëfortë, pa dhënë asnjë sinjal bashkëpunimi, e në betejën e përhershme të një lufte pa fitues, kanë prodhuar kriza të vazhdueshme, të cilat janë vetëm në dëm të qytetarëve.

 

Çfarë mund të pritet në këto kushte nga një takim i mundshëm Rama -Basha?

 

E tillë ka qënë historia e politikës shqiptare. Gazetarja e TemA TV, Luljeta Progni me anë të kësaj speciale rikthen takimet më të bujshme të dy dekadave të fundit ku sipas saj ka vetëm një bilanc: Dështimi i qëllimshëm i konsensusit dhe sa më shumë ushqim për konfliktin. Duke nisur nga takimi Majko - Berisha i vitit 1998 dhe duke u ndalur në pritshmëritë për ditët në vazhdim, kjo speciale hedh dritë mbi traditën e vërtetë të konsensusit politik në vendin tonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy