Rreth 73 përqind e nxënësve kinezë përdorin telefonat inteligjentë për të studiuar në internet nga shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të dhënat u konfirmuan nga rezultatet e një hulumtimi të publikuar sot në “China Youth Daily”, thotë “Ansa”.
Nga 62 446 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe prindërit e tyre të anketuar, 12 përqind e tyre kanë qasje në kurse online përmes tabletave dhe 5 përqind përmes televizioneve.
Sipas sondazhit, i cili përfshinte 3 110 administrata të shkollave, 97 përqind e tyre kanë lëvizur kurset e tyre në internet pasi shkollat në të gjithë vendin u urdhëruan të shtyjnë semestrat e pranverës për shkak të koronavirusit.



