Shtabi i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme njofton se akset rrugore kombëtare dhe rurale janë përgjithësisht të kalueshme.
Në akset rrugore ku ka prezencë të borës dhe ngricave qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë për arsye sigurie. Në Kukës dhe Dibër disa fshatra janë izoluar për shkak të reshjeve të dendura të borës ndërsa prej disa orësh në këto zona mungon energjia elektrike.



