“Kam frikë, ky avion është i vjetër”

“Kam frikë, ky avion është i vjetër”

<p>&nbsp;“Daily Mail” rrëfen historinë e një pasagjereje braziliane, njëra nga 62 viktimat që humbi jetën në rrëzimin e avionit Atr-72 i cili u largua nga Cascavel dhe u nis për në aeroportin ndërkombëtar të Guarulhos. Pak para se avioni të binte, Rosana Xavier, 23 vjeçe, u shkruan prindërve të saj duke thënë se është “e frikësuar”. Në WhatsApp ajo shpreh shqetësim pasi fluturimi 2283 i Voepass Linhas Aéreas nis një ulje katastrofike.</p> <p>Mesazhet janë bërë të ditura nga nëna e vajzës së re, Rosemeire Xavier. TV Globo raporton: “Do të arrijmë në shi. Kam shumë frikë nga ky fluturim. Avioni është i vjetër.” Dhe më pas Rosana shkruan sërish: “Ka një sedilje të thyer. Është kaos”. Nëna tha se i kërkoi vajzës së saj të lexonte një varg nga Bibla duke u përpjekur ta qetësonte.</p> <p>Avioni turboprop ATR-72 që u ngrit nga Aeroporti Rajonal Cascavel në orën 11:46 në Cascavel, Shteti i Paranës dhe u nis për në Aeroportin Ndërkombëtar të Sao Paulos, Guarulhos. Rrugëtimi i tij përfundoi në një oborr të një pallati në qytetin Vinhedo, pranë destinacionit përfundimtar. Viktimat ishin 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.</p> <p>Avioni ishte prodhuar 14 vjet më parë në Tuluzë të Francës dhe ishte pjesë e flotës së linjës ajrore Voepass Linhas Aéreas që nga tetori 2022. Më parë ishte pjesë e flotës së Belle Air të Marokut, Belle Air Europe të Italisë, Nordic Aviation Capital të Danimarkës dhe Pelita Air Service të Polonisë. Në fillim shkaqet u shfaqën kontradiktore, më pas u fol për një paralajmërim moti që shpallte një “rrezik të lartë ngrirjeje”. Por nuk përjashtohet edhe një defekt në motor.</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy