Ditën e premte është bërë publike traileri i serive të reja të “Star Trek: Prodigy”.
Traileri i publikuar më 23 korrik si pjesë e serive “Star Trek” të Universe, fillon në një planet burg dhe në sfond dëgjohet zëri i Dal (Brett Grey) duke thënë : “Po iki nga këtu, për një jetë më të mirë”.
“Ti je i vetmi që ende mendon se kjo është e mundur”, thotë një zë femre ende e panjohur.
Dhe ajo që vijon është një pamje e zymtë në fytyrën e Dal.
Ndërkohë në një moment të shkurtër shfaqet anija e tyre, ajo që duket të jetë NX 76884 USS Protostar.
Në një intervistë me Dennis Miller, Kate Mulgrew dha disa detaje të reja rreth shfaqjes së ardhshme. Të gjithë personazhet janë nga Delta Quadrant dhe shfaqja zhvillohet disa vite pas kthimit të USS Voyager në shtëpi.
“Pesë fëmijë janë të burgosur në një planet të errët në një pjesë të panjohur të galaktikës. Ata shpëtojnë nga burgosja e tyre dhe kërkojnë në të gjithë planetin për të gjetur një anije yjore të shkatërruar të groposur në rërë”, tha Mulgrew në intervistë.
“Ata hyjnë në anije, por nuk janë në gjendje ta bëjnë atë të funksionojë.”
“Star Trek: Prodigy” do të debutojë në Paramount+ në SHBA në vjeshtë të vitit 2021 para se të transmetohet në Nickelodeon.
Shfaqja gjithashtu do të jetë në dispozicion dhe të CTV Sci-Fi Channel në Kanada, ndërkohë për shtetet e tjera ende nuk ka një datë të konfirmuar.



