Thaçi: Lugina e Preshevës do t'i bashkohet Kosovës, pa u cënuar asnjë milimetër i territorit të vendit(VIDEO)

Thaçi: Lugina e Preshevës do t'i bashkohet Kosovës, pa u cënuar asnjë milimetër i territorit të vendit(VIDEO)

Mundësinë e bashkimit të Luginës me Republikën e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi e ka përmendur edhe sot para qytetarëve të Hasit, teksa pranoi dekoratën “Qytetar nderi” në Krumë të Shqipërisë. Aty Thaçi ka thënë se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë, pa kufi.

Presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë përkushtimin e tij, që ai e quajti jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës.

Thaçi tha se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça.

Në Krumë, Thaçi u tha qytetarëve të Hasit, se shqiptarët jetojnë të ndarë me kufi padrejtësisht.

Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurt që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodh. Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, tha ai, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, për çmimin që iu nda, Thaçi tha se ndihet shumë mirënjohës dhe tha se ky nderim është për UÇK-në, heronjtë e kombit, dëshmorët, martirët dhe luftën e drejtë për liri.

Dekorata për Thaçin u nda me “motivacionin për kontributin e pazëvendësueshëm për çlirimin e trojeve shqiptare, si lider politik i UÇK-së, si dhe për vlerësimin që presidenti Thaçi i ka dhënë popullit hasian si mbështetës i denjë gjatë luftës së Kosovës”.

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala, tha se organizimi u bë për të rikujtuar dhe rivlerësuar kontributin që u dha për luftën për çlirim të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy