
ARRSH ka informuar se nisja e punimeve për shtresat asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës shtyhet për nesër.
Sipas njoftimit, punimet do të kryhen në segmentin Qafë Kashar- Ura e Dajlanit dhe edhe vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.
ARRSH sqaron se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.



