Rama: Të enjten rezolutë për shkarkimin e Metës, nuk jemi republikë presidenciale (VIDEO)

Rama: Të enjten rezolutë për shkarkimin e Metës, nuk jemi republikë presidenciale (VIDEO)

Fill pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, për zhdrekretimin e datës së zgjedhjeve, Kryesia e Partisë Socialiste mori sot vendim politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten. Një vendim që kërkon 2/3 e votave, pra për të mundësuar shkarkimin e presidentit nga Kuvendi do të duhen edhe votat e opozitës së re që erdhi pas djegies në bllok të mandateve nga opozita, tashmë jo kuvendore.

"Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi republikë parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit", mësohet të jetë shprehur kryeministri në mbledhjen e kryesisë.

Po ashtu, Rama ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e shumicës që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. "Duhet të fokusohemi në 30 qershor. Jemi në mes të lojës. Pas debatit, çështja diskutohet në KQZ e më pas do kalojë në kolegj. Fokusi ynë, 30 qershori", ka thënë ai. 

Kujtojmë se një ditë më parë Rama paralajmëroi nga Burreli se me lëvizjen e bërë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Meta e humbi të drejtën  për të qenë në atë zyrë.

Ndërkohë, vendimi i Metës, i quajtur 'zhdekretim' siç zëdhënësja e qeverisë tha pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, nuk ekziston në asnjë terme kushtetues, dhe si i tillë, do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor.

Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Metës për shkeljë të rëndë të Kushtetutës, më tej do të duhet t'i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila është jonfunskionale në Shqipëri për shkak të reformës në drejtësi që ka përjashtuar nga sistemit gjyqtarët e emëruar nga PD dhe LSI që rezultuan me shkelje. Kushtetuesja nuk ka kuorum prej më shumë se një viti.Por kjo - tha zëdhënsja e qeverisë Elisa Spiropali, nuk i heq të drejtën mazhorancës të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Arsyet dhe procedura e shkarkimit të Presidentit parashikohen në nenin 90 të Kushtetutës. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ka thënë se vendimi i presidentit Ilir Meta, për anullimin e zgjedhjeve ishte i pritshëm.

Ndërkohë Rama është shprehur se të enjten do të ketë debat shumë të gjatë parlamentar dhe do të finalizohet me rezolutën për shkarkimin e Metës.

Të enjtën do të ketë debat shumë të gjatë parlamentar dhe do të finalizohet me rezolutën për shkarkimin e Metës. Duhet të fokusohemi në 30 Qershor, jemi në mesin e lojës', është shprehur Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy