Mali i borxheve të OSHEE-së dhe KESH-it (VIDEO)

Mali i borxheve të OSHEE-së dhe KESH-it (VIDEO)

Rrënimi financiar i sektorit energjetik nuk është pasojë e krizës aktuale të rritjes së cmimeve në tregjet ndërkombëtare, por frut I një keqmenaxhimi afatgjatë të kompanive publike. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre vitet e fundit, borxhi I tre kompanive publike të energjisë u rrit me 47.4 për qind.

Më konkretisht, në vitin 2017 borxhi total që KESH, OSHE dhe OST kishin ndaj njëra tjetrës ose palëve të treta ishte 617 milionë euro. Por në fund të vitit 2019 shifra kërceu në 910 milionë euro.

Pjesën më të madhe të këtij borxhi e ka OSHEE. Sipas të dhënave kompania e shpërndarjes ka 630 milionë detyrime ndaj dy kompanive të tjera të sektorit, KESH dhe OST, por edhe palëve të tjera në formën e kredive afatgjata. KESH mban vendin e dytë me 160 milionë euro dhe më pas ost me rreth 120 milionë euro.

E alarmuar nga kjo rritje e shpejtë e borxheve, në fund të vitit të kaluar ministrja e financave dhe ajo e energjisë nxorrën një urdhër të përbashkët për planin e masave për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë. Por pavarësisht këtij urdhëri situata ka vijuar të përkeqësohet edhe gjatë këtij viti, për shkak edhe të krizës aktuale të energjisë, e cila ka çuar në paaftësi paguese për OSHEE-në, e cila tashmë nuk mund të sigurojë dot furnizimin e vendit me energji pa fonde nga buxheti I shtetit.

Borxhet 2017

OSHEE           62.8

KESH             8.37

OST                4.8

Totali             75.97 miliarde leke ose 617 milione euro

 

Borxhet 2019

OSHEE           77.6 miliarde

KESH             19.68

OST                14.7

Totali             112 miliardë lekë ose 910 milionë euro             

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy