Përmes syzeve “VR” nëna takon vajzën e vdekur/ Kele: Qëllimi është krijimi i dy realiteteve paralele

Përmes syzeve “VR” nëna takon vajzën e vdekur/ Kele: Qëllimi është krijimi i dy realiteteve paralele

Ekspertja e IT Denisa Kele e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka komentuar lidhur me një video ku nëna përmes syzeve “VR” takon vajzën e saj të vdekur.

Ajo tha se ky ka qenë një fenomen që teknologjia ka punuar vitet e fundit, janë përpjekur për të krijuar jetën pas vdekjes.

Sipas saj po mundohen që ne të jetojmë në dy realitete paralele, ndërsa thekson se nuk e sheh si diçka pozitive pasi kjo mund të krijojë dhe varësi.

Kjo ka qenë një nga frikërat e inteligjencës artificiale kapja e reales nga ajo jo reale. Ky ka qenë një fenomen që teknologjia ka punuar vitet e fundit, ata janë përpjekur për të krijuar atë jetën pas vdekjes.

Në metaversë deri para pak kohësh dhe pse nuk është formuar si gjë duhet të jetë një person para për të ngarë atë metavers, ndërsa tani po krijohet që çdo person të ketë avatarin e tij në metaversë dhe ti japim atij drejtimin vetë, si ne analizojmë dhe flasim dhe në momentin që ne s’do të jemi më në jetë njerëzit tanë mund të flasin me ne dhe përgjigjet do të jenë ato të krijuara nga unë vetë.

I gjithë sensi dhe qëllimi është për të krijuar dy realitete. Avatari im mund të ketë një jetë normale duke jetuar dhe në metaverse. Po mundohen që ne të jetojmë në dy realitete paralele.

Kur e kam parë këtë video që nëna takon vajzën e vdekur të gjitha gjërat që më duken pak absurde unë nuk do doja ta bëja. Mund të krijojë dhe njëlloj varësie.

Janë duke punuar që të gjithë brezat në vazhdim të kenë mundësi për të na takuar ne dhe pas vdekjes. Kam përshtypjen se kjo do të vijë në një formë zgjedhje, dhe jo e detyruar. Nëse ti nuk do s’ka pse të jetë e detyrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy