Shqiptari përplaset për vdekje në rrugët e Londrës nga kamioni

Shqiptari përplaset për vdekje në rrugët e Londrës nga kamioni

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi është përplasur nga një furgon “Ford Transit” teksa shkonte për punë. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:00 në Londër.

Mediat vendase shkruajnë se Ardian Zagani po udhëtonte me biçikletë për të shkuar në punë. Ai ishte pjesë e stafit në Kolegjin Haringey ku punonte si kujdestar.

Një pasagjer që ndodhej në furgonin që e përplasi, u mundua ta ndihmonte por pak minuta më vonë shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje. Policia arrestoi drejtuesen femër të furgonit, e cila do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin me vdekje.

Drejtori i Kolegjit ku punonte shqiptari, e cilësoi Ardian Zaganin si një koleg shumë të mirë, punëtor dhe të qeshur.

Kurse një mik i ngushtë i 30-vjeçarit nuk arrinte ta besonte se Zagani kishte ndërruar jetë.

 “Kjo është shkatërruese. Ai ishte një person jashtëzakonisht i dashur me të gjithë. Adhuronte të punonte në kolegj”, thotë ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy