Atentati në Rinas/ Hoxha: Gilmando Dani u godit për të parandaluar një ngjarje tjetër. Agjentit të AMP-së i duhej statusi, jo rroga

Atentati në Rinas/ Hoxha: Gilmando Dani u godit për të parandaluar një ngjarje tjetër. Agjentit të AMP-së i duhej statusi, jo rroga

Gazetari Artan Hoxha, thotë se atentati i ndodhur në aeroportin e Rinasit me pasojë dy të vdekur, përfshin botën e krimit dhe nuk rrezikon jetën e qytetarëve.

 

Nga studio e “MCN Live”, Hoxha deklaroi se autorët informacionin e kanë shumë të saktë për lëvizjet e kundërshtarit dhe e kanë informacionin shumë të saktë dhe e dinin se në avion ndodhej objektivi i tyre.

 

Sipas tij, skuadra që ka kryer ekzekutimin, është si përmbarimi, që ekzekuton vendimin e marrë nga dikush tjetër.

 

Hoxha shtoi se Mustafa Sheqeri i cili shoqëronte viktimën e cila dyshohet se ishte objektivi, Gilmando Dani, nuk ka pasur nevojë për rrogën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi me bizneset që ai kishte mund të paguante gjithë rrogat e AMP-së, por kishte nevojë për statusin e agjentit të AMP-së, për të shmangur kontrollet. 

 

Ai tha se Gilmando Dani është goditur për të parandaluar një ngjarje tjetër.

 

Autorët mbasi e kanë studiuar mirë pozicionin, vendosën se ku ta bënin atentatin. Ata kanë tentuar të bëjnë një atentat të tillë në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë, por nuk u realizua. Objektivi asokohe ishte Ervis Martinaj, por fati ishte që një personazh me rëndësi i jetës politike dhe publike në Kosovë, i shpëtoi jetën Martinajt. 

 

Asnjë nga policët nuk e ka ndërmend që të ngelet dëshmor dhe para se t’i kërkosh policit që të bëhet “Dëshmor i atdheut”, problemi është cili është motivimi i tij që të hidhet aty. Nuk ka rëndësi grupi i policëve që janë rreth e rrotull, puna është sa të motivuar janë për të bërë detyrën. Ajo policia që është aty, nuk është polici që mund të ndërhyjë në ato raste. 

 

Këto lloj rastesh nuk ndalohen dot me postbllok. Vetëm po rastisën forcat speciale, se në mënyrë tjetër nuk i kap dot. Se ata janë më të motivuar dhe më të qartë në qëllimin që kanë, ndërsa polici aty është për të marrë atë rrogën. Policia e Kufirit nuk është forcë operacionale. Këto ngjarje bëhen me parandalim, me informacion. Kjo lloj skuadre që ishte aty, na ka dëshmuar me prova që ata mund ta bënin atentatin ku të donin, nuk e kanë problem fare vendin. 

 

Policia e ka një pistë. Dhe unë habitem që me çështjen nuk është përfshirë SPAK. Se kemi të bëjmë me krim të organizuar dhe grup të strukturuar kriminal. SPAK ka mjetet e duhura, gjithë sistemet e monitorimit dhe përgjimit. Vendi i përzgjedhjes na çudit ne, jo autorët. Autorët nuk kanë nevojë për polici, ata janë vetë polici, kanë informacionin. 

 

Skuadra që ka kryer ekzekutimin, është si përmbarimi, që ekzekuton vendimin e marrë nga dikush tjetër. Duket se informacionin e kanë shumë të saktë për lëvizjet e kundërshtarit dhe se pavarësisht avioni nga Barcelona u shty, ata nuk e anuluan planin dhe pritën deri të nesërmen për ta kryer. Ata janë të saktë me informacionet për listën e pasagjerëve, se kush ishin në avion.

 

Ata e kishin informacionin shumë të saktë. Viktimat e kishin parkuar makinën në aeroport, pra ata e dinin dhe makinën e shënjestrës. Makina e shënjestrës nuk ishte blind, se viktima ndaj e kishte simbolin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si strukturë që është mbi policinë, nuk i ndalojnë dot. I ndjeri nuk ka pasur nevojë për rrogën e AMP-së, se me bizneset që ai kishte mund të paguante gjithë rrogat e AMP-së. Por i duhej statusi i AMP-së, për të shmangur kontrollin. 

 

Gilmando Dani e ka parë të arsyeshëm që nuk ka nevojë që të marrë blind, se frika ruan vreshtin. Autorët e kanë studiuar e kanë pritur në atë pozicion, aty janë të paktën dy mjete të pozicionuara. 

Në këtë rast nuk kanë vepruar si mercenar, ata janë brenda aleancës dhe kjo i bën që të uli koston për urdhëruesit dhe të përdorej edhe kjo skuadër, e cila edhe në të kaluarën ka treguar që është efikase për të realizuar ngjarje të tilla. Gilmando është goditur për të parandaluar një ngjarje tjetër.

Muçi Sheqeri ka bërë fushatë për Ervin Hoxhën në zgjedhje, kishte shumë ndikim dhe kjo tregoi edhe rezultatin e arritur nga ish-ministri i Brendshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy