Skrapi/ Arrestohet grupi i hajdutëve, vidhnin makina në kryeqytet

Skrapi/ Arrestohet grupi i hajdutëve, vidhnin makina në kryeqytet

Katër persona u arrestuan nga policia e Tiranës për vjedhjen e automjeteve, të cilat më pas i shisnin për pjesë dhe skrap.

Policia e kryeqytetit bën me dije se në sajë të operacionit “Skrapi”, u ndaluan shtetasit, Mariglen Deva, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, Denis Baroka, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë, dhe Bledar Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë, B. Sh., 54 vjeç, dhe A.H., të dy banues në Fushë Krujë.

“Shtetasi Mariglen Deva, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit B. M.”, thotë policia.

Në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe një automjet tip “Opel Corsa”, me të cilin personat vinin në Tiranë për të kryer vjedhjet.

Sipas policisë, pasi shënjestronin automjetin që do grabisnin, ata thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvedësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit.

Automjetet që vidhnin, i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H,  përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 kaçavidë, 1 palë doreza, 1 orë dore e marrë në automjetin e markës "Mercedes Benz", 5 aparate celularë të markave të ndryshme.

Po ashtu u ushtrua kontroll edhe në pikat e skrapit ku shiteshin makinat, dhe janë gjetur, katër dyer automjeti të markës "Mercedes Benz", dy sinjale automjeti të markës "Mercedes Benz", 2 amplifikator automjeti të markës "BMW", 1 difirencial automjeti i markës "Mercedes Benz", 1 grup timoni automjeti i markës "Mercedes Benz", 1 grup timoni automjeti i markës "BMW", dhe pjesë të ndryshme nga një automjet i markës "Volkswagen". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy