
Kamala Harris ka mbërritur në Çikago për Konventën Kombëtare Demokratike, ku do të konfirmohet zyrtarisht si kandidate për presidente e partisë.
Ajo fluturoi në aeroportin O'Hare me Air Force Two pas një dite fushate në Pensilvani, shoqëruar nga i zgjedhuri i saj për nënpresident Tim Walz, vetëm një ditë pasi aty kishte ndaluar rivali i tyre republikan Donald Trump.
Konventa Kombëtare Demokrate mbledh kështu mijëra njerëz vetëm tre muaj para zgjedhjeve të nëntorit 2024-ër.
Ky vit gjithsesi është më ndryshe nga të tjerët, pasi Partia Demokratike ka emëruar tashmë zyrtarisht zëvendës presidenten Kamala Harris përmes një postimi në rrjetet sociale pas largimit të Presidenti Joe Biden nga gara, por jo në një takim fizik të tyre.
Kongresi mbahet në United Center Arena për katër ditë me radhë, deri të enjten e 22 gushtit.
Për shkak se zonja Harris dhe z. Walz janë nominuar tashmë, konventa e këtij viti do të fokusohet në fjalimet e disa prej figurave kryesore të demokratëve, duke nisur me fjalën e presidentit Biden dhe miratimin e programit të parties, një draft i cili tashmë është bërë publik.
Ai fokusohet në një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë planet për të ulur inflacionin, për të zbutur ndryshimet klimatike dhe për të trajtuar çështjen e armëve.
Nata më e rëndësishme e kongresit është e enjtja , kur zëvendës presidenti Harris do të dalë në skenë. Ajo do të pranojë zyrtarisht nominimin presidencial dhe do të mbajë fjalimin e saj.
Rreth 50,000 njerëz pritet të marrin pjesë në kongresin e këtij viti në Çikago, përfshirë edhe yjet kinematografik si Eva Longoria, Elizabeth Banks dhe America Ferrera.
Diskutime për pjesëmarrjen ka edhe për Beyoncé dhe Taylor Swift, por asnjëra nuk e ka konfirmuar prezencën.



