Aksidenti me vdekje i gardianëve të burgut, arrestohen dy shoferët

Aksidenti me vdekje i gardianëve të burgut, arrestohen dy shoferët

Dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksidentin e djeshëm në afërsi të burgut të Drenovës, ku mbetën të vdekur dy efektivë policie, janë vënë në pranga.

N.A., 54 vjeç dhe Neki Taipi, 22 vjeç, banues në fshatin Dvoran, përkatësisht drejtues i mjetit tip “Skoda” dhe i një furgoni tip “Benz” janë vënë në pranga pasi dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar përkatësisht mjetin autoveturë tip “Skoda”, me targë AA 251 FX dhe mjetin furgon tip “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit: F.I, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi A.B, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të dy pasagjerë në mjetin me targa AA 251 FX”, bën të ditur policia.

Fatmir Islami dhe Agim Beshi, punonjës policie pranë burgut të Drenovës, në momentin e aksidentit po ktheheshin nga varrimi i kolegut të tyre, që kishte humbur jetën nga një sëmundje e rëndë.

Nga aksidenti mbetën të dëmtuar edhe shtetasit N.A, i arrestuar, si dhe shtetasi L.K, 48 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në të njëjtin mjet, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy