Pas Thethit, fadromat e IKMT kanë nisur një aksion në Valbonë. Në një lidhje me MCN, deputeti i zonës, Isuf Çela, tha se përgjegjësia kryesore për ndërtimet pa leje bie mbi institucionet që i kanë lejuar ato.
Unë jam për zbatimin e ligjit, por ligji të zbatohet njësoj për të gjithë qytetarët. Këto ndërtesa nuk u ndërtuan për një natë. Kanë vite që janë aty dhe kanë pasur bekimin e njerëzve të pushtetit vendor dhe qendror.
Në zgjedhjet e 2023 dhe 2025 u ka joshur këta banorë duke u thënë ndërtoni, t’i gëzoni dhe sot në mënyrë të pabesë u shkojnë fadromat. Janë evidentuar 22 ndërtime, 16 kanë pranuar t’i çmontojnë vetë se konstruksione druri janë.
Ne e dimë që qarku i Kukësit është qarku më i varfër. Investimet e qeverisë atje janë fasadë. Pyetjet që lindin janë: kush janë ata persona që paguhen me taksat e këtyre banorëve dhe kanë lejuar të ndërtojnë. Shteti u ka marrë taksat, paratë e energjisë e të ujit, tani duhet të përgjigjet.



