Përmbytje edhe në Obot/ Moti i keq sjell problematika në qarkun e Shkodrës (VIDEO)

Përmbytje edhe në Obot/ Moti i keq sjell problematika në qarkun e Shkodrës (VIDEO)

Moti i keq me reshje dhe erë të fortë ka sjellë problematika edhe në qarkun e Shkodrës. Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me studion e MCN Live tha se në Obot uji ka arritur deri në 30 centimetra dhe se në fshat kanë shkuar mjetet e ushtrisë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

 

Në Obot ka prezencë uji. Kanë ardhur dhe mjetet e larta të ushtrisë për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Aksesimi në këtë fshat është vetëm me mjete të larta. Uji ka arritur 30-40 centimetra. Prezenca e ujit është në oborret e banesave të fshatit. Fakti që reshjet kanë qenë me intensitet të ulët, bën që situata të  paraqitet nën kontroll. 

 

Në Bashkinë Vau Dejës, gjatë mbrëmjes së kaluar janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar. Përroi i Glinës po shfaq tendencë rënieje të nivelit të ujit. Përroi i Gjadrit ka shënuar rënie të nivelit të ujit dhe situata vijon të monitorohet nga strukturat e Emergjencave Civile. 

 

Në Njësinë Administrative Bushat, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, janë raportuar se rreth 15 familje jenë të bllokuara nga prezenca e ujit, ndërkohë që strukturat vendore janë në gatishmëri dhe ndjekin nga afër situatën në terren. Në Bashkinë Malësi e Madhe, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët, pa problematika të raportuara. Situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm. 

 

Në fshatin Kamicë përroi i thatë është tërhequr nga rruga. Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, vijojnë reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve më përpara janë evidentuar shkarje dherash, rënie gurësh dhe prezencë uji në disa akse auto-rurale. Rrugët mbeten të hapura për qarkullim dhe po punohet për pastrimin dhe rikthimin e situatës në normalitet. 

 

Në Bashkinë Pukë, aktualisht vijojnë reshjet intensive të shiut të shoqëruara me erë të fortë , pa problematika apo emergjenca civile të raportuara deri në këto momente, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, niveli i ujit në Urën e Bunës është 1.80 m, niveli i Liqenit të Shkodrës ndodhet në kuotën 7.7 m dhe niveli në Dajç në kuotën 6.2 m.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy