Studion e ‘Zgjohu me MCN’ këtë mëngjes e kanë zbukuruar balerinat e vogla me në krye zyshën e tyre të baletit Rezarta Sulejmani të cilat kanë dhuruar dhe spektakël me kërcimin e tyre.
Sulejmani tregon se ky është grupi më i vogël që përfshin moshën 3-6 vjeç, ndërsa shprehet se të aktivizosh fëmijët e vegjël në kurse baleti fillimisht është një gjë e mirë për trupin, disiplinë dhe një art që ata do e kenë në vijim kur rriten.

Ky është grupi i parë që ne kemi, janë më të vegjlit që fillon nga mosha 3-6 vjeç, por që kanë dhe brumin për baletin. Më të vështirët janë më të vegjlit sepse kanë pak më të vështirë koncentrimin, por janë shumë të zgjuar dhe kur duan një gjë e bëjnë me dëshirë duke i kapur gjërat menjëherë.
Një kërcim e para është një disiplinë, duhet të jenë të rregullt dhe gjëja tjetër pse duhet sjellë fëmija te baleti është se i bënë mirë për trupin dhe mbi të gjitha është një art që ata do e kenë dhe në vijim kur rriten, zbulojmë talentet. Në moshën 3 vjeç është vetëm një hobi dhe flitet më tepër për tu kënaqur.



