Covid/ Parlamenti Europian miraton “pasaportën e gjelbër”

Covid/ Parlamenti Europian miraton “pasaportën e gjelbër”

Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për lëshimin e certifikatave digjitale të COVID-19 përmes së cilave blloku europian synon që të lehtësojë udhëtimet. Sipas vendimit të PE-së lëshimi i tyre do të bëhet duke filluar më 1 korrik 2020.

Kryetari i Komitetit për Liritë Qytetare në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar, tha se është inkurajues fakti që disa vende tashmë po lëshojnë certifikata. Ai iu bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmbahen nga vendosja e kufizimeve shtesë ndaj pandemisë, përveç nëse ato janë shumë të nevojshme.

Certifikatat pritet të jenë falas dhe ato do të lëshohen nga shërbimet shëndetësore të vendeve anëtare. Certifikata do të përmbajë një kod, do të jenë të përfshira në sistem digjital, por edhe në formë të letrës.

Certifikatat vlejnë vetëm për udhëtim brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ato do të lëshohen për personat e vaksinuar me njërën nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy