
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi për MCN Live se bashkinë Kavajë do e fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Duke vijuar me logjikën e tij, Salianji tha se këtë bindje e ka në bazë të të dhënave që disponon.
Sipas deputetit si këto zgjedhje që u mbajtën ditën e djeshme Shqipëria nuk ka parë asnjëherë.
Është një rezultat i pritshëm për ne, zhgënjyes për PS, në zonën që tradicionalisht voton për PD.
Kemi ngushtim të rezultatit në raport me çdo herë tjetër, do ta shohin të gjithë qytetarët që jo më shumë se pas dreke do jetë në avantazh Fisnik Qosja.
Po them që trendi është pozitiv për kandidatin tonë dhe sapo të hapën kutitë e njësisë administrative Kavajë do shohim një ndryshim.
Pavarësisht vështirësive shoh trendet dhe si rezultat historik. Shoh rezultat që në kutinë që janë hapur priteshin të ishin më shumë për PS dhe kjo më bën të jemi bindur për punën që kemi bërë dhe për trendin e fituesit. Besoj se do ta fitojmë Kavajën.
Zgjedhje si këto Shqipëria nuk ka parë. Presioni dhe represioni i shtetit, përdorimi i çdo forme për të mbajtur njerëzit, goditja e biznesit, kanë qenë elementë të pranishëm, por në një moment tjetër.
Besoj se Kavajën do ta fitojmë, për opozitën dhe njerëzit që kanë punuar këtu.
Ky është një nga proceset më të këqija të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri.



