Zjarri ka arritur afër Parkut Natyror të Syrin e Kaltër. Edhe pse ishte njoftuar për mbylljen e tij, sot ka pasur ende turistë në zonë.
Rreth 300 persona janë evakuuar dhe janë shpëtuar 100 automjete të parkuara. Ndërkohë, rruga Sarandë-Muzinë është bllokuar.
Operacioni për shuarjen e flakëve është duke u kryer edhe nga ajri, me dy avionë, 20 forca të ushtrisë dhe 4 mjete zjarrfikëse.
Ka kërkuar ndihmën e bashkive të Sarandës, Gjirokastrës dhe Delvinës, si dhe të autoriteteve të Greqisë, të cilat kanë dërguar dy avionë në ndihmë.
Situata është më e vështirë gjatë orëve të mbrëmjes për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të nxitura nga era, por zjarrfikësit kanë arritur të parandalojnë depërtimin e tyre brenda parkut deri tani.



