Zhduket prej ditësh fëmija në Gjermani, ushtria “në këmbë” për kërkimin e tij

Zhduket prej ditësh fëmija në Gjermani, ushtria “në këmbë” për kërkimin e tij

Ushtria ka dalë në terren edhe në kërkim të Arianit të vogël, një djali 6-vjeçar me autizëm, gjurmët e të cilit kanë humbur prej tre ditësh në Bremervoerde, në Saksoninë e Ulët gjermane.

450 ushtarë janë përfshirë në operacionet e kërkimit, përveç policëve, zjarrfikësve dhe Kryqit të Kuq.

Ariani i vogël u largua i vetëm nga shtëpia të hënën dhe të enjten policia raportoi se kishte gjetur gjurmët e tij përgjatë lumit.

Fëmija nuk flet dhe nuk i përgjigjet emrit të tij, por gjithashtu do të ishte i pandjeshëm ndaj të ftohtit, urisë dhe etjes dhe mund të jetë fshehur.

Gjithashtu për këtë arsye, me shpresën për ta gjetur ende gjallë, ekipet e kërkimit tentojnë të tërheqin vëmendjen e tij, duke përdorur balona me ngjyra dhe ëmbëlsira, të shpërndara në pika të ndryshme, madje edhe në pyll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy