Përplasja Rama–Farage, Haxhiu: Një betejë për dinjitetin e shqiptarëve jashtë vendit

Përplasja Rama–Farage, Haxhiu: Një betejë për dinjitetin e shqiptarëve jashtë vendit

Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, komentoi përplasjen mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe politikani britanik Nigel Farage. 

Ai e përshkroi Farage-n si një populist mashtrues që ndërtoi një rrëfim të rremë për Brexit-in, duke përdorur media tabloidike dhe duke sulmuar emigrantët, përfshirë shqiptarët në Britaninë e Madhe. 

Haxhiu vuri në dukje se Rama, në mbrojtje shqiptarëve përmendi profesionistë të shquar si Lea Ypi dhe Dua Lipa, duke sfiduar stereotipet negative. 

“Ai ndërtoi një rrëfim mashtrimi rreth Brexit-it. Ishte një populist i vërtetë, që gjatë gjithë kohës përdori taktika të tilla. Në politikën britanike nuk ka pasur më parë një mashtrues kaq të dukshëm. Ka pasur figura me diskurs të fuqishëm, por mashtrues që përdorin fakte të rreme, kurrë më parë. 

Beteja e tij filloi menjëherë pas Brexit-it, dhe përfundoi me humbje, pasi britanikët panë humbjet që solli largimi nga Bashkimi Europian. Në atë kohë, ai ishte thjesht një figurë në margjinat e udhëheqjes. Por krijoi një moment populizmi, duke përdorur si karburant median tabloid, duke u fokusuar tek emigrantët. Ndërkohë, Britania e Madhe po përpiqej të gjente një strehë të re për veten. Në Ballkan, shumë emigrantë, ose një pjesë e tyre, po kërkonin strehë në Britaninë e Madhe.

Pyetja që shtrohet është: cili është ky debat? Është një debat mes një mashtruesi dhe një intelektuali. Edi Rama nuk është i pari që përpiqet të mbrojë shqiptarët jashtë Shqipërisë, dhe kjo përpjekje reflekton më shumë një guxim intelektual sesa guxim politik. Ai ka ndërtuar një rrëfim për shqiptarët, duke përmendur edhe profesionistë të shquar në përgjigje të kritikave. Për shembull, ka përmendur Lea Ypin, Dua Lipën dhe të tjerë. Shqiptarët e suksesshëm që studiojnë dhe punojnë në Oxford, Leeds, Edinburg dhe vende të tjera, si profesorë të njohur. Mos harrojmë se Lea Ypi është shqiptarja e parë anëtare e Akademisë së Shkencave të Britanisë, një arritje e madhe që tregon vlerën e shqiptarëve në diasporë. 

Kur flasim për njerëz që e përçmojnë këtë rrugë, ata shpesh nuk njohin mirë realitetin. Disa prej tyre mendojnë vetëm për kriminelët, por unë dua të theksoj se profesionet e shqiptarëve kontribuojnë shumë më tepër në shoqërinë britanike. Të qenit kriminel është gjithashtu një "profesion", por nëse kapesh, shkon në burg. Një pjesë e tyre janë arrestuar, por kjo nuk e përjashton vlerën e shumicës që punojnë dhe kontribuojnë. Pas Brexit-it, shumë shqiptarë u përballën me humbje, dhe disa u detyruan të kërkonin një jetë më të mirë jashtë. Shumë prej tyre, për shkak të varfërisë ose kushteve të vështira në vende si Greqia, u larguan drejt Britanisë së Madhe. 

Një pjesë e vogël janë të burgosur për shkelje të ndryshme, si falsifikim dokumentesh, që nuk janë krime të rënda. Falsifikimi është krim, por motivimi shpesh lidhet me dëshirën për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe familjen. Ky debat nuk është thjesht i një kryeministri, edhe pse Rama është kryeministër, por mënyra e të shprehurit të tij tregon një qëndrim intelektual ndaj kritikave. Ai përçmon “farazhin” dhe i trajton ato me përbuzje, duke përdorur një gjuhë që mund të quhet karburant tabloidik. Kjo është një sentencë e fortë që i përshtatet atyre që e njohin mirë këtë stil. Për ata që nuk e njohin, duket sikur Britania prodhon njerëz të padobishëm, por realiteti është ndryshe. Ai ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e këtij skenari. 

E kam quajtur një idiot të padobishëm, pa ofenduar, sepse mendova se kjo i shkon për shtat. Brexit-i na ka shkaktuar shumë probleme shqiptarëve, duke na larguar nga komuniteti europian dhe duke kufizuar mundësitë e punësimit dhe lëvizjes së lirë. Një farë njeriu mund të ndryshojë botën, dhe kjo herë e ka bërë për keq, me shumë dëshirë dhe pa u ndjerë fajtor. Kjo është mendimi im, dhe ndoshta një pjesë e britanikëve e ndajnë atë.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy