
Në Kosovë, pothuajse të gjitha rastet pozitive me Covid-19 janë me variantin Delta. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kosovë, Faik Hoti, tha se me variantin Delta kanë rezultuar 99.8% e mostrave pozitive.
99.8% të mostrave pozitive janë të variantit Delta. Situata është rënduar. Kemi rritje të rasteve pozitive dhe rritje të testimeve që kryhen, por edhe rritje të vaksinimit. Situata është serioze dhe për këtë arsye qeveria mori masat e fundit. Qytetarët e kanë kuptuar rrezikun e variantit Delta, por edhe rëndësinë e vaksinës.
Masat e reja anti-Covid në Kosovë kanë hyrë në fuqi sot dhe do të mbeten deri më 20 shtator. Maska bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura, ndërkohë që nuk do të lejohen lokalet e natës dhe zhvillimi i ceremonive familjare.



