
Bashkia e Lezhës ka nisur ndarjen e parcelave të plazheve përgjatë bregdetit nga Rana e Hedhur deri në Tale. Raporti këtë vit është 80% për subjektet private, ndërsa plazhe publike ka vetëm 20% të hapësirës. Nënkryetari i Bashkisë, Elson Frroku thotë se për këtë sezon ka patur interes të lartë të subjekteve që operojnë në Lezhë.



