
Në vijim të operacionit policor për goditjen e veprimtarisë së paligjshme te lojerave të fatit, u arrestuan edhe 6 persona të tjerë. Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar subjekte si dhe shtetas që kryejnë veprimtari të paligjshme të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara, baste sportive online.
Në prangat e policisë kanë rënë E. Ç., 56 vjeç, J. Ç., 47 vjeç, V. H., 46 vjeç, E. F., 22 vjeç, D. R., 19 vjeç, M. M., 21 vjeç,.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. T., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në administrim prej tij, janë gjetur 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave të ndryshme, të dyshuar të kontrabanduar.
Televizorët së bashku me 6 aparate celulare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë.



