Pasojat fatale nga vërshimet në Pejë/ Daci: Investimet e dobëta në atë pjesë të qytetit çuan në vërshimet tragjike (VIDEO)

Pasojat fatale nga vërshimet në Pejë/ Daci: Investimet e dobëta në atë pjesë të qytetit çuan në vërshimet tragjike (VIDEO)

Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar vdiqën si pasojë e përmbytjeve të së shtunës në Pejë të Kosovës. Rrugët e qytetit të Pejës u kthyen në lumenj, pas reshjeve të mëdha të shiut, duke shkaktuar vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e qytetarëve. Gazetari Valdrin Daci nga Peja, thotë për MCN live, se është ngritur Shtabi Emergjent po punon në kthimin e normalitetit veçmas në lagjen “Asllan Çeshme” e cila pësoi më së shumti nga vërshimet tragjike të shiut të rrëmbyeshëm të ëprcjellur me erë të fortë. "Deri në këto momente ekipet në terren të organizuar në terren nga komuna e Pejës kanë filluar që të rikthejnë gjendjen e mëparshme me iniciativa me ekskavator, larjen e rrugëve, largimin e pengesave që kanë shkaktuar vërshimet, ka përpjekje qe gjendja ti kthehet normalitetit teksa fundjava ka qenë e kobshme për Pejën, duke marrë jetën e një nëne të re dhe fëmiut 5 vjeçar dhe lëndimin e një polici. Rrugët në lagjen e “Asllan Çeshmës” janë të dëmtuara, ka shtëpi të dëmtuara shumë, ka shtëpi që janë dashur që të lirojnë hapësirat e tyre dhe të shkojnë në shtëpi që kanë hapur dyert e tyre, ekonomi të dëmtuara, lagje pothuajse edhe lagjja Kristal dhe 7 shtatori, kanë dëmtime". Gazetari Daci thotë se konstatimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës, kanë nxjerr në pah faktin se investimet e dobëta në atë zonë të dëmtuar kanë çuar në një situatë të tillë. "Nuk ka pasur informim nëse përkitazi dhe situatën do të kishte vërshime, sepse reshjet ishin të asaj natyre sa që nuk janë parë vitet e fundit në këtë stinë vere, nuk ka pasur informim. Vlen të ecet se ekspertët e Instituti Meteorologjik kanë konstatuar dje se investimet e dobëta kanë ndikuar që të ketë një lloj të tilla vërshimesh siç e pamë këtë fundjavë. Është formuar një Shtab emergjent në komunën e Pjesë dhe sa kemi parë shtabi është formal dhe orientues, ndërsa vlen të thuhet se në atë pjesë ka investime mirëpo janë të ngadalshme, ka rrugë që po presin me vite të riparohen. Ende nuk kemi ndonjë inicim nga Prokuroria e Pejës, deri tani kemi vetëm konstatimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të cilët kanë thënë që kjo natyra e tillë e vërshimeve implikon shumë me investimet e dobëta që janë bërë në atë territor".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy