
Shqipëria u trondit mbrëmë nga një krim i rëndë që ndodhi në një familje në fshatin Gurrë e Vogël, në Burrel. Atje, dyshohet se vajza ka vrarë babain e saj.
Viktimë e ngjarjes ka mbetur shtetasi Ylber Lezi. Dyshimet e para janë se 48-vjeçari është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, brenda në banesë.
Në momentin që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, nënë e bijë, Mine dhe Aida Lezi nuk ia kanë hapur derën efektivëve duke bërë që këta të fundit të hynin me dhunë në banesë. Aty kanë gjetur pa shenja jete 47-vjeçarin Lezi, duke shoqëruar kështu bashkëshorten dhe vajzën e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç. Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.



