Qori: Protesta për Zvërnecin i ngjan atyre kundër armëve kimike dhe protestës studentore, por dallon për kërkesat e saj politike

Qori: Protesta për Zvërnecin i ngjan atyre kundër armëve kimike dhe protestës studentore, por dallon për kërkesat e saj politike

 

Shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë kanë marshuar për të pestën ditë radhazi në Tiranë kundër projektit të investimit në Zvërnec.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, e krahasoi këtë mobilizim me protestat e mëdha qytetare të viteve të kaluara, si ato kundër importit të armëve kimike dhe lëvizja studentore, por theksoi se protesta aktuale ka një karakter më të theksuar politik.

 

 

Po të them se kjo protestë ka të përbashkëta me të armëve kimike dhe të studentëve, por ka bërë një hop cilësor përpara, është dukshëm më e madhe. E them si pjesëmarrës në vetë të parë. 

 

Ka diçka që e veçon këtë protestë dhe besoj se është më vështirë të bësh debat, janë kërkesat, qëndrimet. 

Është hera e parë që ka një protestë masive qytetare dhe kërkesat janë politike. 

 

Kryekërkesa këtu është dorëheqja e Edi Ramës. Kërkohet në masë. A ka kërkesë më politike?

 

Kërkesa dhe fryma janë politike, rrënjësore, prekin të gjithë dimensionet e jetës. Kërkohet dorëheqje e Ramës, kërkohet burg për Ramën dhe Berishën.

 

 Nuk është thirrur kurrë kjo. Protestuesit i kundërvihen oligarkisë ekonomike. Madje protestuesit thonë bojkotoni mediat, janë thirrje nga mijëra vetë. 

 

Nëse protestuesit thërrasin bojkotoni mediat, e thonë sepse për ditë të tëra televizionet kryesore kanë heshtur. 

Më shumë kanë informuar mediat e huaja, sesa televizionet kryesore në Shqipëri, që kanë bërë teori konsipracioni.

 

Protesta për Zvërnecin po shndërrohet në një lëvizje më të gjerë qytetare, që artikulon jo vetëm shqetësime mjedisore, por edhe kërkesa për ndryshime politike dhe institucionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy